Wed, Jan 8, 2025

Pandeli Majko në përgjimet e SHISH? Sali Berisha: Shko merr dosjen! Po kërkon strehim politik tek…

  • PublishedJanuary 7, 2025

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të Pandeli Majkos, i cili u shpreh se do dorëzojë çdo imunitet parlamentar, që sipas tij, mund të jenë të nevojshëm për hetimin e çështjes së ngritur për emrin tij në deklarimet publike të kreut të PD-së.

Pas takimit të Pandeli Majkos me kryetaren e Parlamentit, Berisha me anë të një postimi në Facebook shkruan se  “ai po kërkon strehim politik tek Spiropali”.

Po ashtu Berisha shprehet se “Pandeli Majko është përfshirë në dosjen e krimit elektoral në Kukës”.

“Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betej me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë”, shkruan Berisha.

Reagimi i plotë:

Majko kërkoi strehim politik tek Pëllumbesha Spirogjoka. Bravo Pandi!

Të dashur miq, denoncimi im dje, për të katërtën herë i dosjese së krimit elektoral në Kukës, zgjoi më në fund Z. Majko. Theksoj dhe një herë se kjo dosje është e bazuar në regjistrimin ambiental, që implikon direkt Pandeli Majkon, Alban Çelën, Drejtorinë e OSSHE-së të Qarkut Kukës etj… në të cilën vertetohet tenderi me shtylla centrifugale prej rreth 800 mijë euro dhe shpërndarja e tyre për fushatë elektorale në Qarkun Kukës dhe Qarkun Durrës. Sugjerim! Z. Majko mos pyet Pellumbeshën për virgjërinë tënde se ajo është shumë zenë në betej me Lubi Ballukun e Nesti Ramën, që i hëngrën kokën Lal Vjedhësit, por shko merr dosjen në arkivën e “SKAPIT të Partisë”.