Thu, Jan 9, 2025

Arsida flet për herë të parë pas daljes nga BBV: Ndihesha në presion

  • PublishedJanuary 8, 2025

E ftuar në “Big Brother Radio” me Elona Duro kanë qenë ish-banorja e Big Brother VIP 4, Arsida. Ajo i ka dhënë fund rrugëtimit të saj gjatë Prime të djeshëm, ku në një nominim me Gramosin, Gertën, Livian, Arsidën, Rozanën, Olsin dhe Jozin, Arsida është eliminuar nga gara si personazhi më pak i votuar nga publiku.

Sot ajo ka folur gjerë e gjatë për këtë eksperiencë.

Si ndihet ajo pas këtij eliminimi?

Publiku merr më të mirët, kështu që mendoj që publiku e di më mirë përderisa kam qenë zgjedhja. Sigurisht që mendoj që kisha shumë për të dhënë. Unë sapo kisha nisur lojën.

Edhe pse ajo ishte futur përpara dy javësh dhe arriti të krijojë dinamika të forta në shtëpi, Arsida u shpreh:

Po, por fakti që u shkëputa tek shtëpia tjetër edhe më pas erdha dhe ndenja pak. Dy tre ditë nga sfida e grupeve shkova sërish tek një dhomë tjetër, akoma nuk isha integruar. Kisha treguar vetëm kunjat e vogla. Sa kisha bërë nxehjen. Dy ditët e fundit që fillova realisht të njoh, të kuptoj, të pozicionohem, sepse unë nuk do të bëja vetëm armiq aty brenda. Kisha edhe miqësi. Fillova pak nga pak të njoh personazhe. Janë persona me të cilët unë nuk mund të kisha një përputhje, kështu që duhet të kuptoja me kë duhet të afrohesha, me kë të mos afrohesha dhe sapo kisha filluar.

E pyetur nëse e priste apo jo këtë eliminim, ajo tha:

Nuk e prisja. Unë faktikisht besoj shumë në Zot dhe, që në momentin që më është bërë ftesa për t’u bërë pjesë e Big-ut, e kam marrë një shenjë që duhet ta bëj dhe kam thënë ‘unë do ta bëj, do të shkoj atje për sa kohë të duhet, a është 1 ditë, a është 3 ditë, nuk më intereson’. E vetmja gjë që nuk doja është të më linte peng përse nuk bëra diçka. Këtë e kisha shumë merak. Natyrisht isha vetvetja në lojë. Unë nuk jam tip që rri në hije. Nuk ishte siç e kisha menduar, se e kisha menduar ta nisja pak më butë, por si erdhën gjërat, si u përballa m’u desh të nxirrja atë pjesën time të karakterit, por që isha unë. Jam unë në lojë.

Çfarë e penalizoi atë?

Ndihesha në presion. Pak nga përballja me VIP-at që më kishin vënë këtë bllokatën, pak nga ambienti i mbyllur, ndihesha në stad mbijetese.