Cikalleshi i jep drejtim të ardhmes, kalon te skuadra turke (Zyrtare)
Sokol Cikalleshi i jep drejtim të ardhmes. Sulmuesi shqiptar ka firmosur në Turqi (Kategoria e dytë), me skuadrën e Adanaspor.
“Adanaspori ka arritur marrëveshje parimore me Sokol Cikalleshin, i cili ka luajtur për një kohë në Konyaspor dhe së fundmi në Tractor FC të Ligës së Parë të Iranit. Sokol Cikalleshi do të vijë të premten në Stamboll dhe do të nënshkruajë kontratën zyrtare pasi të kalojë kontrollin shëndetësor”, shkruhet në faqen zyrtare të klubit.
Cikalleshi, vjen pas një eksperience në Iran, me skuadrën e Tractor FC. Ai, më herët është impenjuar në Turqi te skuadra si Konyaspor dhe Goztepe.
34-vjeçari Sokol Cikalleshi ka kontribuar për kombëtaren shqiptare, në 59 ndeshje.
(J.S/)