Thu, Jan 9, 2025

“E mora për ta çuar tek Pediatria, por më mbaroi në krahë”- Vdekja e 12-vjeçarit, flet familjari: S’e trajtuan si duhej!

  • PublishedJanuary 8, 2025

“Djalin nuk e trajtuan siç duhej, në një moment ai shtrëngon gjoksin fort. Aty e marr në krahë për ta çuar tek urgjenca e pediatrisë dhe rrugës djali më mbaroi në krahë”, u shpreh një nga familjarët e 12-vjeçarit që u nda nga jeta pasi shfaqi probleme shëndetësore.

Për mediat, ka deklaruar se: “Djali tonë ka qënë i shëndetshëm,nuk ka pasur asnjë problem shëndetësor më parë, merrej me aktivitet sportiv.”

I mitur, në fund të dhjetorit ka shkuar në spitalin e Korçës me simptoma të gripit (me të vjella dhe temperaturë të lartë), dhe është trajtuar në spitalin e Korçës në reanimacion. Pasi është përmirësuar djali është nxjerrë nga spitali.

Ditën e djeshme është dërguar me urgjencë tek Trauma në Tiranë dhe familjari tha se i mituri u shtrua në pavionin e Covid.

“Djali jonë nuk ishte për aty ata duhet ta ndiqnin ne reanimacion”, u shpreh familjari, duke shtuar se: “U shtrua aty dhe filloi të kishte të vjella të pandërprera, ja komunikoja këtë infermieres dhe më thoshte që nuk ka mundësi.”

Gjithashtu shtoi se i mituri nuk vuante as nga diabeti as nga zemra, “por nga mjekimet e shumta diabeti ditën e fundit i shkoi 200”.

U transportua nga spitali i Korçës në Tiranë, ndërron jetë 12-vjeçari! Ja çfarë dyshohet