Napoli siguron shërbimet e Hasës, talenti shqiptar falenderon Leccen
Pas Simone Scuffet, Napoli është gati të mirëpresë Luis Hasën, mesfushorin me origjinë shqiptare që vjen nga radhët e Lecces. Vetë Hasa, përmes rrjeteve sociale, ka përshëndetur shokët e skuadrës.
“I uroj suksese klubit dhe të gjithë bashkëlojtarëve të mi. Faleminderit Lecce”, janë fjalët e lojtarit.
Me interes pritet të shihen paraqitjet e tij me Napolin, një skuadër ku konkurrenca do jetë mjaft e madhe. Kujtojmë që 21-vjeçari ka kontribuar për Italinë U18, U19, U20 dhe U21.
(J.S/)