Thu, Jan 9, 2025

“Sot Shqipëria e para në rajon për vetëprodhim të energjisë solare”- Rama: 10% të prodhimit e kemi nga dielli

  • PublishedJanuary 8, 2025

Kryeministri Edi Rama, doli sot në një konferencë për të folur mbi vendimin për ulje të çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë për familjet që shpenzojnë deri në 700 kilovat energji në muaj.

Teksa foli e cilësoi uljen e çmimit të energjisë si një hap historik, Rama tha se falë reformave dhe masave të marra nga qeveria e tij vendin ynë renditet i pari në rajon për vetëprodhim të energjisë solare.

Kryeministri tha se sot Shqiperia 10% të prodhimit të enrgjisë e  ka nga dielli.

Rama: Masë më shumë se sa e mirëmenduar e diskutuar në të gjitha nivelet edhe me ekspertizë ndërkombëtare. Kthimin e Shqipërisë në eksportues neto të energjisë brenda mandatit tonë të katërt dhe duke pasur parasysh parimin për të ndarë me qytetarët frutet e reformave të dhimbshme, të përpjekjeje të mundimshme në këtë vite dhe frute e një rritje ekonomike që për vitin 2025 e shohim në harkun e 4 përqindëshit.

Kini parasysh disa fakte: e para Shqipëria sot falë politikës sonë në fushën e energjisë, falë masave komplekse që kemi marrë  ku gjysma nuk e paguante dhe falë iniciativat jo vetëm e para në rajon për vete prodhimin e energjisë solare per me distancë ng ai dyti.

Sot shqipëria prodhon 196 megavat energji elektrike nga subjekte private familjarë apo biznese. Ne vendin e dyte është Serbia me një të katërtën e prodhimit të shqipërisë, pastaj Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut janë bashkë në një grup.

3 vjet politikë në kulmin e sfidës nga kriza e madhe qe prodhoi lufta në Ukrainë. E dyta sot Shqipëria 10% të prodhimit të saj e ka nga dielli kur ne hymë në këtë fazë ishte 0 dhe sot flasim për mbi 300 megavat prodhim që bazihet te politika jonë.