Thu, Jan 9, 2025

Zbulohet prapaskena, Conceicao refuzoi ofertën e kombëtares së madhe

  • PublishedJanuary 8, 2025

Sergio Conceicao vendosi të pranojë ofertën e Milanit, me trajnerin që në një intervistë kishte deklaruar që kishte patur propozim nga një kombëtare e madhe.

Sipas raportimeve të gazetës belge, Sudinfo.be, kombëtarja që e ka kërkuar Conceicaon është pikërisht Belgjika. Gjithsesi, tekniku kishte refuzuar, pasi dëshironte që të drejtonte një skuadër.

Kujtojmë që Conceicao ka kontratë me Milanin për dy vite e gjysmë, teksa do ketë me vete edhe stafin e tij.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net