Fri, Jan 10, 2025

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Laç, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

  • PublishedJanuary 9, 2025

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aksin rrugor “Lezhë-Laç”, nga ku ka ndërruar jetë një person.

Bëhet me dije se makina ka përplasur këmbësorin, i cili po kalonte rrugën në ato momente, duke bërë që ai të humbte jetën.

Raportohet se drejtuesi i mjetit nuk e ka parë këmbësorin, i cili po lëvizte pranë rrugës, duke e marrë zvarrë për disa metra dhe duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit