FOTO/ Tottenham “thyen” Liverpool, por Bentancur tremb “gjelat”, uruguaiani shembet në tokë, reagon klubi dhe trajneri (VIDEO)
Tottenham “thyen” 1-0 Liverpool në aktin e parë të gjysmëfinales së Carabao Cup, duke marrë një bonus të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit, më 6 shkurt në “Anfield”. “Gjelat” e nisën më mirë takimin, por pas vetëm 15 minutash lojë humbën shërbimet e Bentancur, me lojën që u ndërpre për afro 8 minuta. Të kuqtë u “zgjuan” duke marrë kontrollin e lojës, në fundin e pjesës së parë, Gakpo tentoi tre herë radhazi të gjente rrugën e rrjetës, por pa sukses.
Historia nuk ndryshoi as me fillimin e pjesës së dytë, me ekipin e Arne Slot që nuk hoqi dorë nga faza ofensive, i shkruan shumë pranë golit të avantazhit me Mac Allister. Tottenham u rikthye të shoh drejt sulmit, madje gjetën edhe rrugën e rrjetës në minutën e 75-të, por goli i Solanke u anulua nga sistemi VAR. Atëherë kur gjerat po shkonin drejt fundit, në minutën e 86-të, Tottenham befasoi Liverpool duke i kapur “mat” me një zbritje të shpejt në sulm. Solanke futi një top të pastër në qendër për Lucas Bergvall me një goditje të saktë mposhti portierin Alison duke i dhuruar “gjelave” suksesin në sfidën e parë.
Më shumë se sa jo që prodhoi ky takim, ngjarja që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ajo që ndodhi me Rodrigo Bentancur. Gjatë zhvillimeve të një goditje këndi, në përpjekje për të larguar topin me kokë, por pa asnjë kontakt, mesfushori uruguaian u shemb në tokë. Pas ndërhyrjes së stafit mjekësor, me barelë Bentancur u largua nga stadiumi për të përfunduar në spital. Klubi londinez u mjaftua me një njoftim të shkurtër:
“Mund t’iu konfirmojmë se Rodrigo është i vetëdijshëm, flet, por po i drejtohet spitalit për kontrolle më të detajuara”, lexohet në komunikatën e klubit. I pyet mbi gjendjen e lojtarit as trajneri i Tottenham, Ange Postecoglou, nuk preferoi të ndalej gjatë, por theksoi se bëhet fjalë për një dëmtim në kokë.