Inzaghi merr frymë, Calhanoglu shmang tërheqjen, por ambientin e shqetëson Frattesi, mesfushori “kërcënon” me largim
Të reagosh pas një disfatë në derbi, për më tepër në një finale, nuk është e lehtë, por për fat të mirë, Simone Inzaghi merr lajme pozitive nga infermieria. “Asnjë tërheqje muskulore për Hakan Calhanoglu”, kjo ishte përgjigjja e analizave pasi turku iu nënshtrua ekzaminimeve më të detajuara. Pavarësisht këtij fakti, Calha humbet ndeshjen e radhët atë kundër Venezia-s të dielën, por do të përpiqet të jetë në dispozicion të ekipin për takimin e së mërkurës në “San Siro” më 15 janar kundër Bologna-s.
Jo vetëm dëmtimi i turkut, që për Inzaghi-n është jetik, një tjetër çështje që po shqetëson në këto momente ambientin zikaltër është Davide Frattesi. Mesfushori “azzurr” është i pakënaqur me mënyrën se si po trajtohet nga Milano, kërkon më shumë minuta, në të kundër kërcënon se do të largohet, madje menjëherë që në këtë merkato dimri. Inter nuk pritet të bëhet pengesë, Frattesi mund të largohet, por jo pa marrë fillimisht atë që kërkojnë.
Kartoni i tij vlerësohet me 45-50 milionë euro, por Inter mund ta lë të lirë edhe për 38-40 milionë euro. Situata që po kalon mesfushori zikaltër ka ngjallur interesimin e disa klubeve në Serie A, ku Napoli dhe Roma “qëndrojnë në dritare” për të kuptuar nëse ekziston mundësi për të siguruar shërbimet e Frattesit.
()