Fri, Jan 10, 2025

Mbrëmja ceremoniale “Yjet e sportit”, Rama: Kam parë bilancet e rezultateve, do kemi më shumë kampionë në vitet në vijim!

  • PublishedJanuary 9, 2025

Mbrëmja ceremoniale për sportistët shqiptarë në arenën ndërkombëtare për vitin 2024, ‘Yjet e Sportit’, është mbajtur sot, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama.

Përgjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se ka parë bilancet e rezultateve për vitin 2024. Bazuar në këto bilanca, sipas tij Shqipëria do të ketë edhe më shumë kampionë në vitet në vijim.

Kam parë bilancet e rezultateve dhe shumë kampionë në mosha më të reja, çka premton për më shumë kampionë në vitet në vijim, që është një hall më vete për buxhetin, sepse kemi marrë përsipër mbështetje për kampionet”, tha kreu i qeverisë.

Më tej ai i bëri thirrje presidentit të Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), Fidel Yllit dhe Ministrisë së Arsimit, të shtojnë disiplinat sportive në shkolla.

Do të shtojnë vlerën edukative dhe vlerën e sportit në jetën e të rinjve”, theksoi Rama.

Rama: Dua t’ju siguroj që këtë mbështetje të veçantë që ne i kemi kushtuar sportit, duke sjellë në rritje kontributin financiar, do ta rrisim më tutje. Kam parë bilancet e rezultateve dhe shumë kampionë në mosha më të reja, çka premton për më shumë kampionë në vitet në vijim, që është një hall më vete për buxhetin, sepse kemi marrë përsipër mbështetje për kampionet.

Por të jeni të sigurt që do të qëndrojmë me dinjitet në këmbë dhe do ti përgjigjemi të gjithë angazhimeve të marra. Ndërkohë do ti bëja thirrje Fidel Yllit që në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit të shtojë disiplinat në shkolla.

Nuk kanë kosto të mëdha, nuk janë po aq kërkuese, por janë të dosidoshme. Të kemi sa më parë në shkolla, shahun, mundjen, peshëngritjen, të gjitha disiplinat. Do të shtojnë vlerën edukative dhe vlerën e sportit në jetën e të rinjve. Do ta mbështesim KOKSH me të gjitha forcat tona.