Në këtë formë, Xhemi Shehu ia fitoi zemrën bashkëshortit
Në “Mirëmbrëma yje”, mbrëmjen e sotme Arbana Osmani kishte të ftuar Xhemi Shehun, Ermal Mamaqin e Eno Popin. Ajo ka ‘testuar’ miqësinë e tyre me disa pyetje pikante.
Frymëzuar nga “Xing me Ermalin”, ishte pikërisht aktori që mori skaletën e pyetjeve për t’ia drejtuar Eno Popit, përgjigjet e të cilit duhet të ishin emri i Xhemit ose Arbanës. Gazetari tha se Xhemi ka një problem me kujtesën, por ai mban mend fare mirë një detaj që lidhet edhe me historinë e dashurisë së moderatores.
Biseda mes tyre:
Ermal Mamaqi: Kush gatuan më mirë?
Eno Popi: Arbana. Xhemi ka pasur një tentativë. Xhemi ka një problem me memorien. Po, kam ngrënë nga dora e Xhemit kur tentoi një kohë të bënte ëmbëlsira, pra Xhemi iu fut, kishte pasion ëmbëlsirat…
Xhemi Shehu: Unë?
Eno Popi: Po, po. Ishte një periudhë, Xhemi iu fut “cheesecake”-ve, edhe e bënte, e kam provuar.
Xhemi Shehu: Ishte periudha para martesës me tim shoq. Duhet ta fitoja zemrën e tij në një formë.
Eno Popi: Po them të vërtetën pra.