Fri, Jan 10, 2025

Përshkallëzohet konflikti në përdorimin e thikave dhe sendeve të forta, mbeten të plagosur dy persona

  • PublishedJanuary 9, 2025

Një konflikt i agravuar në përdorimin e thikave dhe sendeve të forta është regjistruar në kryeqytet mbrëmjen e sotme, nga e cila dy persona kanë mbetur të plagosur.

Njoftim

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.01.2025, rreth orës 21:05, në rrugën Ndre Mjeda, gjatë një konflikti për motive të dobëta shtetasi B.D, rreth 69 vjeç, ka goditur me sende të forta shtetasin B.M, rreth 45 vjeç, ndërsa ky i fundit ka goditur me një mjet prerës shtetasin B.D.

Të dy këta shtetas ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Shërbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.