Thu, Jan 9, 2025

Princi William uron ditëlindjen Kate Middleton: Forca jote ka qënë e jashtëzakonshme

  • PublishedJanuary 9, 2025

Princi i Uellsit, William, i ka uruar ditëlindjen gruas së tij, Kate Middleton, që mbush 43 vjeç, duke e vlerësuar për forcën dhe guximin e saj gjatë vitit të kaluar. Në një mesazh të postuar në rrjetet sociale, ai shkroi: “Për gruan dhe nënën më të pabesueshme. Forca që ke treguar gjatë vitit të kaluar ka qenë e jashtëzakonshme. George, Charlotte, Louis dhe unë jemi shumë krenarë për ty. Gëzuar ditëlindjen, Catherine. Ne të duam. W.”

Këtë vit, Princesha e Uellsit është rikthyer në detyrat e saj mbretërore pas një periudhe të vështirë, gjatë së cilës u përball me diagnozën e kancerit dhe u trajtua me kimioterapi.

Në shenjë mbështetjeje dhe për të shënuar këtë ditë të veçantë, Kensington Palace shpërndau mesazhin personal të William, së bashku me një foto të papublikuar më parë të Kate, të realizuar nga fotografi Matt Porteous në Windsor gjatë verës së kaluar. Fotografia bardh e zi tregon Princeshën e Uellsit e buzëqeshur, e veshur me xhinse, një këmishë të bardhë dhe një shall, duke u shfaqur në një moment të thjeshtë dhe të bukur.