Thu, Jan 9, 2025

Programi për infrastrukturën në Shqipëri, ministri Gonxhja: Projekt autentik dhe modern për stadium të ri te “Selman Stërmasi”

  • PublishedJanuary 9, 2025

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ishte sot i pranishëm në prezantimin e programit për infrastrukturën “Urat e reja për Shqipërinë 2030″.

Një program i ri zhvillimi i pronave publike, për të ndërtuar përmes partneriteteve me sipërmarrjen private vepra të reja të infrastrukturës publike, administrative, turistike, kulturore e sociale

Gjatë fjalës së tij ministri Gonxhja tha se falë programit për infrastrukturën do të ndërtohet stadium i ri te “Selman Stërmasi”.
Ministri tha se stadiumi i ri do të jetë modern dhe autentik, duke i dhënë atij shkëlqimin që meriton.

Blendi Gonxhja:  Më vjen mirë që jemi këtu për t’i dhënë një drejtim të ardhmes së Selmanit pa e lënë më atë që të jetë bir selman i nënëse i kopjeve të shëmtuara të strukturave si ato që përmenda të paktën për pjesën e projekteve që e kemi pas trashëguar nga koha e monizmit në Shqipëri.

Kalojmë në një projekt të stadiumit të ri modern autentik nuk do jetë padyshim as San Siro as Arena për shkak të kushteve. Përpos të qënit stadium do të jetë edhe një pol i jashtëzakonshëm zhvillimi në zemër të Tiranës.

Përsëritja e historisë së shkesit Air ALBANIA, apo Qemal Stafës  do sjellë përfitim të jashtëzakonshëm edhe për të gjithë zonën përreth që do të fitojë në vlerën e pronës apo gjenerim i aktivitetit të shtuar ekonomik.

Ndërkohë drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, Adelina Greca, bëri me dije gjatë prezantimit se faza  e parë për të marrë pjesë në këtë projekt është e hapur deri më 24 Janar.

Sipas saj, investitorët që duhet të paraqesin projektet e tyre për zhvillimin e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe hapësirave përreth duhet të jenë arkitektë dhe sipërmarrës.