Fri, Jan 10, 2025

Shkarkohet nga detyra drejtori i Teatrit Kombëtar

  • PublishedJanuary 9, 2025

Me propozimin e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Këshilli i Ministrave liroi të enjten nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Teatrit Kombëtar, .

“Ndryshimi synon në përmirësimin e nivelit drejtues dhe të cilësisë së mirëmenaxhimit ekonomiko-financiar dhe administrativ, rritjen e transparencës institucionale dhe sjelljen e një fryme të re komunikimi publik dhe bashkëpunimi ndaj komunitetit artistik e profesional,” tha MEKI.

Altin Basha u emëruar drejtor i Teatrit Kombëtar në dhjetor 2022. Ai një nga regjisorët më të njohur të skenës dhe ekranit shqiptar, i njohur për drejtimin e emisioneve humoristike “Portokalli” dhe “Kosherja,”

Në muajin e fundit Basha ka qenë në qendër të akuzave për stilin e tij të menaxhimit nga disa aktorë dhe bashkëpunëtor të mëparshëm, pas publikimi të një investigimi nga emisioni ‘Piranjat’, ku akuzohej për keqpërdorim të fondeve të TK, pasi kishte punësuar bashkëshorten si kostumografe në një shfaqje.

Pas largimit të Bashës, MEKI komandoi si drejtues të përkohshëm  të TK-së aktorin , ndërsa shtoi se do të çelë një proces përzgjedhjeje për drejtues të ri të TK.