VIDEO/ E reja denoncoi se u dhunua dhe u mbyll në banesë, forcat RENEA futen në apartament nga tarraca e pallatit
Forcat RENEA janë futur nga tarraca e pallatit për në banesën ku u raportua se ndodhej një vajzë, e cila kishte denoncuar në polici se është dhunuar nga disa persona.
Siç shihet dhe nga pamjet, efektivët e RENEA-s janë ulur me litarë nga tarraca për në ballkonin e apartamentin ku e reja thuhet se është mbyllur.
Më herët policia raportoi se pasi kishin marrë denoncimin kishin mbërritur në vendngjarje dhe po negocionin me të renë, e cila refuzonte të hapte derën.
Sipas bluve, vajza me iniciale S. Q., ka njoftuar sallën operative se ndodhej brenda apartamentit duke pretenduar se është dhunuar nga disa persona.
“Menjeherë në vendngjarje kanë mbërritur sherbimet e Policisë, Grupi Hetimor, shërbimet zjarrëfikëse dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe ofrimin e ndihmës së qytetares”, informon policia.