Paris Hilton tregon shtëpinë e saj që u dogj plotësisht nga zjarri në Los Angeles
Aty ku dikur ishte pallati luksoz i Paris Hilton, tani ka vetëm hi dhe rrënoja, për shkak të zjarrit shkatërrues që shpërtheu në Los Anxhelos. Shumë të famshëm kanë humbur shtëpitë e tyre pasi janë detyruar të evakuojnë zonën e Palisades për sigurinë e tyre.
Mes tyre është edhe “trashëgimtarja e artë”, e cila siç ka bërë të ditur në postimin e saj në Instagram, ka parë drejtpërdrejt në lajme shtëpinë e saj duke u djegur. Në fakt ajo ka qenë në vendngjarje dhe ka bërë një video të asaj që ka mbetur.
Në llogarinë e saj personale Paris ka postuar videon ku u tregon miqve të saj në internet se sa dëme ka pësuar vila e saj. Siç shihet edhe në klip, duket se ka mbetur në këmbë vetëm hyrja e shtëpisë, ndërsa rreth saj ka vetëm hi.
Në mbishkrimin e postimit të saj, Paris Hilton shprehu pikëllimin e saj pas humbjes së shtëpisë, pasi kishte shumë kujtime prej saj, së bashku me familjen e saj.
“Unë qëndroj këtu, në atë që dikur ishte shtëpia jonë, dhe trishtimi është vërtet i papërshkrueshëm. Kur e pashë për herë të parë lajmin, u trondita, nuk munda ta përpunoja. Por tani, duke qëndruar këtu dhe duke e parë me sytë e mi, ndjej se zemra ime është thyer në një mijë copa. Kjo shtëpi nuk ishte thjesht një vend për të jetuar, ishte vendi ku ne ëndërronim, qeshnim dhe krijuam kujtimet më të bukura si familje. Ishte vendi ku duart e vogla të Phoenix-it bënë art që unë do ta ruaj përgjithmonë, ku dashuria dhe jeta mbushën çdo cep. Të shohësh atë të bërë hi… është një fatkeqësi që nuk mund të thuhet”, shkroi ajo fillimisht.
Më pas shtoi: “Ajo që më thyen edhe më shumë është të di se kjo nuk është vetëm historia ime. Kaq shumë njerëz kanë humbur gjithçka. Nuk janë vetëm muret dhe çatitë, janë kujtimet që i kanë bërë këto shtëpi, shtëpi. Janë fotot, suveniret, pjesët e pazëvendësueshme të jetës sonë. E megjithatë, në mes të kësaj dhimbjeje, e di që jam tepër me fat. Të dashurit e mi, fëmijët e mi, kafshët e mia janë të sigurta. Kjo është gjëja më e rëndësishme dhe këtë mirënjohje e mbaj me gjithë shpirt. I jam thellësisht mirënjohës të gjithë zjarrfikësve, reaguesve të parë dhe vullnetarëve që rrezikojnë jetën e tyre për të luftuar këto zjarre. Të gjithë atyre që kanë dërguar dashuri, lutje dhe mirësi, më kujtove se edhe në hi, ka ende bukuri në këtë botë. Faleminderit nga thellësia e zemrës sime. Dhe për ata që përjetojnë këtë dhimbje, dijeni se nuk jeni vetëm. Ne jemi në këtë së bashku. Ne do të rindërtojmë, shërojmë dhe ngrihemi më të fortë se më parë. Le të jetë kjo një kujtesë për t’i mbajtur afër të dashurit tanë. Për të vlerësuar momentet. Jeta mund të ndryshojë në një çast, dhe ajo që ka vërtet rëndësi është dashuria që ndajmë. Unë dërgoj gjithë dashurinë time për ata që janë të lënduar tani.”