Fri, Jan 10, 2025

PR mbush 34 vite, Fatmir Mediu: Përulemi përballë Sabri Godos! Jemi partia e besimit, familjes, pronës private dhe interesit kombëtar

  • PublishedJanuary 10, 2025

Partia Republikane feston sot 34 vjetorin e themelimit të saj.

Kreu i kësaj force politike, Fatmir Mediu, përmes një postimi në rrjete sociale, ka kujtuar këtë ditë të partisë së tij, teksa shkruan se i përulën Sabri Godos.

“Sot përulemi me respekt përballë Sabri GODS, themeluesit të PR, njeriut dhe shkrimtarit të madh, patriotit që mbi çdo gjë vendoste interesin kombëtar.”, shkruan ai.

Ai më tej shkruan se Partia Republikane është e bazuar tek besimi, familja, prona private dhe interesi kombëtar.

Mesazhi i Fatmir Mediut 

Sot përulemi me respekt përballë Sabri GODS, themeluesit të PR, njeriut dhe shkrimtarit të madh, patriotit që mbi çdo gjë vendoste interesin kombëtar

Kujtojmë me respekt të gjithë ata që krijuan Partinë Republikane përfaqësuan atë në Qeveri, parlament, bashki dhe komuna. Njerëz të mirë të ndershëm e patriotë, antikomunistë dhe shqiptarë të ndershëm që luftuan për një Shqipëri Europiane dhe një Shqipëri në NATO.

Partia Republikane është partia që në programin e saj ka besimin në Zot si baza e besimit tek vetja, tek liritë dhe të drejtat e individit, si baza e një shoqërie të lirë dhe demokratike

Partia e cila beson se familja është baza e shoqërisë sonë.

ATDHEU FILLON TEK FAMILJA JOTE, është një nga qëndrimet dhe thirrjet emblematike të PR, për të krijuar lidhjen dhe forcuar vlerën e përbashkët të kombit shqiptar.

Partia Republikane është partia e cila beson tek prona private si baza e ndërtimit të ekonomisë dhe lumturisë e mirëqenies familjare.

Partia Republikane ka luftuar kundër grabitjes së pronës private pronarëve të ligjshëm me ligjin famëkeq 7501 e ligje të tjera leniniste që kanë krijuar padrejtësinë më të madhe të demokracisë dhe një kalvar vuajtjesh pa fund të shqiptarëve dhe ndikuar në largimin masiv të tyre nga Shqipëria

Faleminderit dhe mirënjohje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Republikane.

ZOTI I BEKOFTË REPUBLIKANËT

ZOTI E BEKOFTË SHQIPËRINË.