Fri, Jan 10, 2025

Sanksioni i SHBA-ve ndaj industrisë serbe të naftës, reagon Vuçiç: E rëndë dhe serioze! Do kërkojmë largimin e pronësisë ruse

  • PublishedJanuary 10, 2025

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç doli në një konferencë për mediat, duke thënë se sanksionet e vendosura nga SHBA ndaj industrisë serbe të naftës janë të rënda dhe serioze.

Ai deklaroi se do të kërkojë menjëherë largimin e pronësisë ruse, madje për këtë theksoi se do të komunikojë edhe me presidentin Vladimir Putin.

Vuçiç shtoi se Serbisë i janë vendosur afate për të kryer transformimin e pronësisë së NIS-it. Presidenti serb theksoi se NIS-i do të mund të vazhdojë të funksionojë vetëm “në mënyrë të rregullt, ndërsa transformimi i pronësisë duhet të fillojë menjëherë”.

“Plani për transformimin e pronësisë duhet të miratohet nga OFAC (Zyra e Kontrollit të Aseteve të Huaja), brenda Departamentit amerikan të Thesarit”, tha Vuçiç.

“Ata nuk lejojnë mundësinë e 49 për qind ose më pak kapital rus”, tha presidenti serb.

Vuçiç u shpreh se SHBA-ja ka paralajmëruar mundësinë e konsultimeve me Serbinë lidhur me sanksionet, “gjë që ne do ta shfrytëzojmë që nesër”, theksoi ai.