U ekstradua nga Stambolli, “mbreti i kokainës” Dritan Rexhepi paraqitet në GJKKO! Do të njihet me masën e sigurisë
Baroni i drogës, Dritan Rexhepi alias Gramos Rexhepi, është paraqitur sot në GJKKO, ku do të njihet me masën e sigurisë.
Burime për News 24 bëjnë me dije se GJKKO do t’i komunikojë sot masën e sigurisë “mbretit të kokainës” i cili dy ditë më parë u ekstradua nga Stambolli në Tiranë.
I shumëkërkuari i drejtësisë shqiptare, Dritan Rexhepi mbërriti në vendin tonë mesditën e 8 janarit, pasi u ekstradua nga Turqia, ku edhe u arrestua në një vilë luksoze ku ishte akomoduar në Stamboll.
45-vjeçari cilësohet shtetas me rrezikshmëri të lartë shoqërore, sepse në vitin 2020, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, kryer në bashkëpunim, ”Fshehja dhe asgjësimi i kufomës”, “Trafikimi i lëndëve narkotike”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.
Dritan Rexhepi akuzohet se në bashkëpunim me shtetasin G. D., ka urdhëruar rrëmbimin e shtetasit J. P., pasi dyshonte se në vitin 2019, vëllai i shtetasit J. P., kishte vjedhur në Angli, një kontenier me lëndë narkotike në pronësi të 45-vjeçarit dhe bashkëpunëtorit të tij;