Vota e diasporës në zgjedhjet e 11 majit, Berisha: Procesi të jetë transparent, të përjashtohet manipulimi! Të verifikohen listat e emigrantëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një mbledhje me kryetarët e degëve të kësaj force politike në Shqipëri, dukë vënë theksin e tij tek rëndësia e votës së diasporës.
Berisha u shpreh se fushatat elektorale të Partisë Demokratike kanë të njëjtë rëndësi si brenda territorit të Republikës, ashtu dhe jashtë saj.
“Duhet pranuar se forcat politike në Shqipëri startojnë përpjekjet dhe fushatën elektorale jashtë Shqipërisë nga mungesa e plotë e eksperiencës. Mirëpo, po të kemi parasysh shpërndarjen e elektoratit dhe disa kushte të veçantë të zgjedhjeve në Shqipëri, fushata jonë elektorale me shqiptarët jashtë Shqipërisë është e një rëndësie të njëjtë me fushatën elektorale brenda vendit.”, tha ai.
Kryedemokrati bëri thirrje që procesi i elektoratit duhet të jetë transparent dhe të mos përfshihet manipulimi.
Sakaq, Berisha iu drejtua kryetarëve të degëve të PD-së se duhet të hartojnë grafikë emergjence të emigrantëve, ashtu sikurse që duhet të verifikojnë dhe identifikojnë votuesit shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë.
“Verifikimi dhe identifikimi i emigrantëve në listat e votimit është procesi më themelor i të gjithë angazhimit tonë për votën e shqiptarëve jashtë vendit. Unë e di që ju keni filluar punën, por ritmet e kësaj pune duhet me urgjencë të shpejtohen. Një grafik i ri do hartohet nga drejtuesit e qarqeve dhe do tu shpërndahet kryetarëve të degëve. Duhet në grafikë emergjence sepse vota, votimi i emigracionit, pra i gjysmës së elektoratit përfundon më 12 mars. Është vendosur një datë, afat për regjistrimin e tyre.”, u shpreh ai.
Berisha: Këto zgjedhje për çdo njërin prej nesh janë unike, janë të parat zgjedhje të këtij lloji në 34 vite. Këto janë zgjedhjet e para në të cilat gjysma e elektoratit është në Shqipëri dhe gjysma nëpër botë. Përshtatja e veprimtarisë tonë me këtë realitet të ri është e një rëndësie vendimtare për fitoren e opozitës më 11 maj.
Duhet pranuar se forcat politike në Shqipëri startojnë përpjekjet dhe fushatën elektorale jashtë Shqipërisë nga mungesa e plotë e eksperiencës. Mirëpo, po të kemi parasysh shpërndarjen e elektoratit dhe disa kushte të veçantë të zgjedhjeve në Shqipëri, fushata jonë elektorale me shqiptarët jashtë Shqipërisë është e një rëndësie të njëjtë me fushatën elektorale brenda vendit.
Në këtë kuadër, është e domosdoshme që ne përpjekjen tonë ta ndajmë të njëjtë për elektoratin brenda dhe jashtë vendit. E domosdoshme!
Ne po bëjmë përpjekje të mëdha që ky proces të jetë transparent, i ndershëm dhe të mos kapet nga Edi Rama dhe banda e tij, e cila pa reshtur bën cdo përpjekje për ta kapur. Por ne jemi për një proces transparent, për një proces që përjashton manipulimin dhe garanton numërimin korrekt të asaj vote.
Verifikimi dhe identifikimi i emigrantëve në listat e votimit është procesi më themelor i të gjithë angazhimit tonë për votën e shqiptarëve jashtë vendit. Unë e di që ju keni filluar punën, por ritmet e kësaj pune duhet me urgjencë të shpejtohen. Një grafik i ri do hartohet nga drejtuesit e qarqeve dhe do tu shpërndahet kryetarëve të degëve. Duhet në grafikë emergjence sepse vota, votimi i emigracionit, pra i gjysmës së elektoratit përfundon më 12 mars. Është vendosur një datë, afat për regjistrimin e tyre.
Rezultatet e deritanishme nuk janë ato që duhet të ishin. Cdo drejtues qarku dhe cdo degë të ngarkojë, të angazhojë forca shtesë për kompletimin sa më parë të këtij procesi. Cdo degë duhet të ketë drejtuesit operativë të procesit.