Broja me trajner të ri, Everton prezanton David Moyes
Shkarkimi i Sean Dyche nga Everton pak përpara sfidës në FA Cup solli kaos në radhët e ekipit, sipas mediave në Angli ky vendim solli dhe aktivizimin e papritur të Armando Brojës, çka solli më pas dëmtimin e rëndë të sulmuesit kuqezi.
Klubi i Everton nuk ka humbur kohë, por këtë të shtunë prezantuan trajnerin e ri. David Moyes është zyrtarisht trajneri i Everton, me teknikun skocez që firmosi një kontratë deri në 2027. Në fjalën e tij, Moyes u shpreh se pret me padurim të nis këtë aventurë.
Moyes është një personazh shumë i njohur në Everton pasi ka drejtuar këtë ekip për afro 500 ndeshje, nga viti 2002 deri në vitin 2013.
()