Fotot nga paparazzi/ Eneda Tarifa dhe Gent Lasku të pandarë, çifti shëtisin së bashku me motor, por… Ja “gabimi” që bënë
Eneda Tarifa është duke jetuar ditë të lumtura. Historia e dashurisë me Gent Laskun duket se është në momente të arta, çfarë vetë çifti e ka pranuar. Qëkur historia e tyre e dashurisë u bë publike, dyshja është kudo së bashku. Madje, Genti e shoqëron të dashurën e tij edhe në aktivitetet muzikore që ajo ka.
Edhe në të përditshmen, e tillë është tabloja mes çiftit. Teksa zgjedhin që angazhimet e ditës t’i kryejnë së bashku, çifti ka zgjedhur që të heqë dorë nga makina, për një zgjidhje më praktike. Paparaci ynë ka mundur ta fotografojë në qendër të Tiranës, teksa Genti ka qenë duke ngarë një motor dhe këngëtarja shfaqet e ulur në pjesën e pasme. Të dy të veshur sportiv dhe komod mbi motor, duket se kanë harruar të marrin me vete kaskat për t’u mbrojtur, por edhe për t’i shpëtuar ndonjë gjobe.
Për të shkurtuar kohë dhe trafik, duke se dyshja ka gjetur këtë zgjidhje, duke u shfaqur nëpër Tiranë tashmë me një motor. Eneda Tarifa ka rrëfyer detaje nga njohja me ish-basketbollistin, Gent Lasku, lidhje që u bë publike pasi çifti u fotografuan të përqafuar së bashku në klub.
“Jemi njohur diku që ishim vetëm ne të dy dhe s’kishte asnjeri tjetër”, u shpreh artistja, teksa tregoi se u takuan në klubin e një miku të përbashkët. Ishte paradite kur ndodhi njohja e tyre, duke shtuar se “nuk ishte natë që le të themi që njeriu e liron pak veten”, thotë Eneda.
Gjithashtu, në intervistë për “Rudina”, këngëtarja komentoi edhe deklaratën e partnerit të tij, i cili u shpreh se “kemi vuajtur shumë”.
“Kemi pak a shumë histori të ngjashme në disa pika të historisë sonë kronologjike që i kemi të përbashkëta, i kemi shumë të ngjashme. Njeriu sado që të duket i lumtur, i gëzuar dhe i arrirë në jetë, patjetër ka kaluar nëpërmjet vështirësive të veta në këtë kuptim dhe në këtë sens… të gjithë ne”, tregoi ajo. I ftuar në një emision televiziv për të folur rreth muzikës dhe ndikimit që ajo ka në gjendjen shpirtërore, ishte Gent Lasku, i cili ka shkruar tekstin e këngës “Më fort”, me të cilën partnerja e tij, këngëtarja Eneda Tarifa, konkurroi në “Kënga Magjike”.
Lasku u shpreh se muzika të bën që disa gjëra t’i përjetosh ndryshe. Ai u shpreh se si çift ndajnë histori të ngjashme dhe zbuloi se ishte vetë këngëtarja që donte të bënte një këngë e cila të tregonte historinë e saj dhe mënyrën se si ajo ia ka dalë të përballojë gjithçka.
“Unë dhe Eneda jemi një çift që vjen së bashku me njëritjetrin me eksperiencë, pra kemi kaluar shumë. Në vlerësim dhe falënderim të plotë të gjithçkaje që kemi kaluar, sepse na ka shërbyer kjo eksperienca, dhe një nga gjërat që kemi bërë është që të flasim me njëritjetrin. Kështu që unë e di historinë e jetës së Enedës, e kemi shumë të ngjashme dhe kur po diskutonte, ajo donte të bënte një këngë për veten e saj, për jetën e saj dhe për “luftën” që ka bërë. Jo në mënyrën e tregimit, por se çfarë e shtyu të mësonte dhe t’i kalonte. Dhe kënga flet pikërisht për njohjen e dualitetit të gjendjes shpirtërore që ti ke, sepse nëse ti je një femër, ke dhe një mashkull brenda, dhe kjo i lind femrës në momentet më të vështira të jetës,” u shpreh Lasku.