Sat, Jan 11, 2025

Gola dhe spektakël, Leverkusen triumfoi përballë Dortmund, Alonso: Mënyrë e bukur për të nisur vitin (VIDEO)

  • PublishedJanuary 11, 2025

5 gola dhe raste pafund për shënim, me Lerverkusen që del me pikë të plota nga “Iduna Park” pas suksesit 3-2. Super sfida e futbollit gjerman nisi “zjarr” ku brenda 19 minutave u realizuar 4 gola.

Tella në topin e parë që i erdhi në këmbë realizoi një gol fantastik duke kaluar Leverkusen në avantazh. “Aspirinat” nuk u mjaftuan me kaq, por 7-të minuta më vonë ishte Schick që dyfishoi shifrat. Dortmund u rikthye në lojë në minutën e 12-të me Gittens që ngushtoi shifrat në 1-2. Sulmuesi çek përsëriti sërish veten në minutën e 19-të duke realizuar golin e tretë për Leverkusen dhe të dytin personal.

Ritmi i frikshëm që pati ky takim filloi të zbehej me kalimin e minutave, deri në të 79-tën, ku Dortmund fitoi një 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Guirassy u tregua i saktë duke rihapur ndeshjen, por rezultati mbeti i pa ndryshuar deri në fund, me Leverkusen që doli me pikë të plota duke i ushtruar presion nga pranë Bayern-it kryesues.

Në përfundim të ndeshjes trajneri Xabi Alonso u shfaq i kënaqur me faktin që ekipi i tij doli me tre pikë nga kjo transfertë, për më tepër me një lojë të mirë: “Jemi me të vërtetë shumë të kënaqur me paraqitjen e bërë dhe me fitoren. Të vish këtu dhe të fitosh me një paraqitje kaq serioze do të thotë që zhvillimi jonë është i rëndësishëm. Ishte një mënyrë e bukur për të nisur vitin”, theksoi trajneri i Leverkusen, Xabi Alonso.

()


AlbaniaWeb.net