Partizani shet sulmuesin në Ukrainë, zyrtarizohet transferimi
Të reja të rëndësishme te Partizani. Klubi i kuq, ka njoftuar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, se ka gjetur marrëveshjen me ukrainasit e FC Metalist Kharkiv për shitjen e sulmuesit Christian Mba.
“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me klubin FC Metalist 1925 Kharkiv për transferimin e sulmuesit Christian Mba në kampionatin ukrainas të futbollit. Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanelën e kuqe, me të cilën fitoj edhe titullin kampion të Shqipërisë. Shumë suksese në aventurën tënde të re Christian Mba. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani” – shkruan klubi.
25-vjeçari, në këtë sezon luajti 18 ndeshje, ku shënoi edhe 5 gola. Kujtojmë se ai u transferua te Partizani në 2022-shin, nga Trepça 89.
(J.S/)