Sun, Jan 12, 2025

Sherri dhe kartoni i kuq gjatë derbit, Tiago Mota ankohet: E padrejtë, sot nuk e meritoja

  • PublishedJanuary 11, 2025

Derbi mes Torinos dhe Juventusit në Serinë A ka përjetuar një moment shumë të veçantë, pasi në anë të fushës shpërtheu një zënkë mes Paolo Vanolit dhe Tiago Motës, trajnerëve të dy skuadrave. Në zënkë u përfshinë stafet e të dy skuadrave dhe në fund, gjyqtari vendosi t’i nxirrte të dy me të kuq.

Një vendim të cilin Tiago Mota pas ndeshjes e ka kundërshtuar, duke deklaruar se nuk e kishte merituar.

“Ajo që ndodh në fushë, mbetet në fushë. Sipas meje, nuk kishte pse të ndëshkohesha. Unë jam i ndershëm.

Pas Bolonjës thashë që e meritoja të kuqin për protesta. Sot, nga pikëpamja ime, nuk e meritoja. Nuk kam gjë tjetër për të shtuar në këtë pikë”, tha Tiago Mota pas ndeshjes.

Ndërsa Vanoli nga ana e tij e ka pranuar me sportivitet të kuqin dhe ka treguar se ishte sqaruar edhe me gjyqtarin.

“Në një derbi janë situata fushe që përfundojnë aty. Çdokush mund të thotë atë që do, unë jam një trajner që i përjetoj gjërat, shpesh duhet të përmirësohem por jam i pari që mbroj skuadrën time. Gjyqtari bëri gjënë e duhur, u sqaruam”, tha trajneri i Torinos.

PANORAMASPORT.AL