Zero trofe në karrierë, por Harry Kane nuk dorëzohet, beson edhe te “Topi i Artë”
Harry Kane, sulmuesi i Bayern Munich, një nga futbollistët më të mirë në rolin e tij në vitet e fundit, nuk është dorëzuar ende, shpreson se shumë shpejt do të thyejë mallkimin për të fituar ndonjë trofe të rëndësishëm në karrierën e tij. Pavarësisht se 31-vjeç, ish sulmuesi i Tottenham, nuk e ka provuar ende shijen e një trofeu ekipor, por Kane beson se më e mira nuk ka ardhur ende, madje beson se mund të fitojë edhe “Topin e Artë’:
“Është e vërtetë që nuk kam fituar asnjë trofe me ekipe, por vetëm trofe individual si golashënuesi më i mirë apo si lojtari më i mirë, por çdo sezon unë futem për të fituar trofe me ekipin, jo trofe individual. Është e vërtete që jam 31 vjeç, por gjërat kanë ndryshuar, tani një futbollist piqet kur shkon 30 vjeç. Unë mendoj se Harry Kane më i mirë nuk ka ardhur ende. Unë kam shumë besim, besoj se e ardhmja do të jetë e mbushur me trofe.
A mendoj për Topin e Artë? Sigurisht që po. Përse të mos e them kur realisht besoj. Unë luaj për një ekip si Bayern Munich dhe për një përfaqësuese si Anglia, paraqitjet e mia më bëjnë të jem një kandidat potencial”, u shpreh Harry Kane për France Football.
()