Mon, Jan 13, 2025

“Divorci” me Skënderbeun, djali i Igli Tares i bashkohet skuadrës së… Ismet Munishit

  • PublishedJanuary 12, 2025

Etien Tare, djali i legjendës Igli Tare, i dha fund aventurës me Skënderbeun, pa mundur të lerë gjurmë. Sulmuesi 21-vjeçar u aktivizua me skuadrën korçare, 3 herë nga stoli, duke regjistruar në total 26 minuta.

 

etieni

Pas largimit nga Skënderbeu, mësohet se Etien Tare, është bashkuar së fundmi me skuadrën e Dukagjinit të Klinës, që militon në elitën e futbollit kosovar.  

Në 18 javë kampionat, Dukagjini ka grumbulluar 21 pikë, duke u renditur në vendin e shtatë. Sulmuesi 21-vjeçar do të kërkojë të lerë gjurmë te skuadra kosovare që drejtohet nga Ismet Munishi, një emër shumë i njohur në futbollin kosovar.  


AlbaniaWeb.net