Mon, Jan 13, 2025

“Ka prezencë bore dhe inerte në rrugë”- Policia apel drejtuesit e mjeteve: Udhëtoni me kujdes dhe respektoni sinjalistikën

  • PublishedJanuary 12, 2025

 

Në kushtet me një mot me reshje shiu dhe dëbore, Policia e Shtetit, ka apeluar drejtuesit e mjeteve të udhëtojnë me kujdes dhe të respektojnë sinjalistkën.

Policia gjithashtu apelon që dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi.

“Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë”, këshillon Policia, ndërsa bën me dije se në disa akse rrugore në disa qarqe, ka prezencë të dëborës në rrugë dhe në disa akse rrugore, si pasojë e reshjeve të shiut, mund të hasen inerte të ndryshme ose masa shkëmbore si pasojë e rrëshqitjeve të dherave

Apeli i Policisë së Shtetit:

Si pasojë e motit të keq me reshje shiu dhe dëbore, Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR , veçanërisht gjatë natës, për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve.

Drejtuesit e automjeteve këshillohen të ulin shpejtësinë dhe të ruajnë distancën e sigurisë me mjetet e tjera. Është e rëndësishme të respektohet sinjalistika rrugore, të ndiqen udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme në zonat me vështirësi qarkullimi. Në rast të udhëtimeve në zonat e prekura nga reshjet e dëborës, automjetet duhet të jenë të pajisura me goma dimërore dhe zinxhirë.

Në disa akse rrugore në disa qarqe, ka prezencë të dëborës në rrugë dhe në disa akse rrugore, si pasojë e reshjeve të shiut, mund të hasen inerte të ndryshme ose masa shkëmbore si pasojë e rrëshqitjeve të dherave. Drejtuesit e automjeteve këshillohen të udhëtojnë me kujdes maksimal dhe të jenë të vëmendshëm ndaj kushteve të papritura të rrugës, për të shmangur aksidentet. Borëpastrueset dhe fadromat vijojnë intensivisht punën për pastrimin e borës dhe inerteve, si dhe për hedhjen e kripës në rrugë.

Në të gjitha Drejtoritë Vendore janë ngritur grupet e emergjencës, të cilët po mbajnë kontakte të vazhdueshme me përfaqësuesit e pushtetit vendor, firmat kontraktore dhe emergjencat civile.

Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë.