Momente emocionuese në shtëpi, deklarata e Eglit për Gjestin
Në shtëpinë e Big Brother, dy banorët, Gjest dhe Egli, kanë sjellë momente të veçanta që kanë ngrohur atmosferën.
Gjatë një momenti të qetë, kur Gjesti ishte ulur në karrige, Egli i shkoi pranë dhe e përqafoi me ndjenjë. Ajo e shprehu dashurinë e saj ndaj tij duke i thënë se e ka “xhan”, duke krijuar kështu një moment të bukur dhe të ngrohtë që ka emocionuar shumë ndjekësit e spektaklit.
Pjesë nga bashkëbisedimi:
Egli: Të kam xhan.
Gjesti: U shkriva.
Egli: Si e do? Një lloj të përqafuari kam.
Gjesti: Njëlloj?
Egli: Po. Ose të kam xhan ose s’të kam xhan. Disa njerëz që i përqafoj i kam xhan, të tjerët jo.