Sun, Jan 12, 2025

“Nuk e kuptoj se si mund të jetë hapur ajo e çarë në atë mënyrë”, Gasperini flet për dëmtimin e Gjimshitit

  • PublishedJanuary 12, 2025

Mbrojtësi shqiptar i Atalantës, Berat Gjimshiti u  detyrua të largohej në minutën e 24-ët nga fusha, në ndeshjen ndaj Udines,  për shkak të një përplasjeje të ashpër me Ehizibue.

Pas takimit, Gjimshiti përfundoi në spital, teksa u nevojitën 10 qepje në kokë. Për dëmtimin e Gjimshitit foli trajneri i bergamaskëve, Gasperini, në intervistën pas ndeshjes.

“I pashë pamjet dhe të çarë-n. Nuk e kuptoj se si mund të jetë hapur në atë mënyrë”, tha ai për dëmtimin në vetull të Gjimshitit.

(J.S/)


AlbaniaWeb.net