Probleme me energjinë elektrike në disa zona, si paraqitet situata në qarkun e Kukësit pas reshjeve të dëborës
Situata meteorologjike në qarkun e Kukësit është raportuar e qetë dhe pa reshje dëbore deri në orën 15:00, ndërsa autoritetet kanë punuar për të siguruar qarkullimin dhe furnizimet bazë për banorët e zonës.
Të gjitha akset rrugore nacionale në qark janë të qarkullueshme, teksa raportohet se subjektet kontraktore kanë vijuar punën për pastrimin e rrugëve nga bora dhe kriposjen e tyre.
Në bashkinë Kukës, rrugët janë të kalueshme nga ato nacionale deri në qendrat e njësive administrative, me përjashtim të njësive Arrën dhe Zapod.
Në bashkitë Tropojë dhe Has, të gjitha rrugët janë plotësisht të qarkullueshme.
Qarku Kukës furnizohet me energji elektrike përveç disa njësive administrative dhe fshatrave të përmendur:
Bashkia Kukës: Njësitë Arrën, Ujmisht, Bicaj dhe fshatrat Kolesian, Turaj, Shishtavec, Qam, Malzi.
Bashkia Has: Njësitë Gjinaj dhe Fajza, si dhe fshatrat Kishaj, Pogaj, Myç-Has, Tobël dhe Metaliaj.
Furnizimi me ujë për banorët e qarkut kryhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria Rajonale e Ujësjellësit Kukës.