Mon, Jan 13, 2025

Reshjet intensive të shiut, përmbyten disa lagje në Vlorë

  • PublishedJanuary 12, 2025

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje në qytetin e Vlorës, duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Mësohet se aksi Albano-Romina është më i prekuri nga këto reshje.

Gjithashtu edhe trotuaret janë bërë të pakalueshme për shkak të prezencës së madhe të ujit.

Shërbimet e Ujësjellës-Kanalizime janë angazhuar në terren dhe po ndërmarrin masa për normalizimin e situatës dhe pastrimin e rrugëve të bllokuara.