Banorja e ‘BBV’: Mund të bëhem edhe nënë e vetme, kam qejf të adoptoj fëmijë
Vullneti dhe Gresa janë çift në sfidën e buxhetit nga ‘Vitabiotics’ ku duhet të kujdesën për ‘foshnjën’ e tyre. Vullneti e pyeti Gresën se kur mendon që duhet të bëhet nënë teksa përgjigja e saj duket se ishte e papritshme për të.
“Kur do prej tash jam e gatshme, por kur t’i vjen kismet”, u shpreh Gresa.
“Menjëherë mas Big Brother-it a?”, e pyeti Vullneti ndërsa Gresa u shpreh ‘Jo menjëherë, por e gatshme jam prej tash, mbase mas 1 viti isha bo nënë”.
Gresa, u shpreh e hapur ndaj mundësisë për t’u bërë nënë e vetme teksa shprehu dëshirë edhe për të adoptuar fëmijë.