Edi Rama e spostoi Pandeli Majkon nga Kukësi, ja ku është caktuar tani socialisti
Deputeti socialist Pandeli Majko është caktuar si drejtues qarku i PS-së në qarkun e Kavajës, pasi kreu i kësaj force politike, Edi Rama e spostoi nga Kukësi.
Vendimi u komunikua gjatë mbledhjes së drejtuesve politik të PS në selinë rozë së paraditen e sotme (13 Janar), ku mësohet se kryeministri Rama nuk ishte i pranishëm.
Ndërsa, ministri i Brendshëm Ervin hoxha është caktuar në njësinë numër 1 në Tiranë.
Kreu i PS-së mori vendimin për zëvendësimin e Pandeli Majkos si drejtues qarku në Kukës gjatë mbledhjes në selinë e PS-së më 6 Janar.
Në vend të Pandeli Majkos është caktuar Eduart Shalsi si drejtuesi i ri politik i Qarkut të Kukësit.