Tue, Jan 14, 2025

Big Brother Vip merr masa ndëshkuese pas ngjarjeve të fundit në shtëpi

  • PublishedJanuary 13, 2025

Televotimi i javës në Big Brother VIP Albania 4 është anuluar. Vendimi i Vëllait të Madh ka ardhur pas ngjarjeve të ndodhura në shtëpi. Një zarf i zi mbërriti në ambientet e shtëpisë ku banorët u njoftuan lidhur me vendimin e marrë nga Vëllai i Madh.

“Për shkak të sjelljeve bullizuese, denigruese dhe të patolerueshme, Vëllai i Madh njofton se ka vendosur të anulojë televotimin aktual. Në show-n e së martës, do të komunikohen masat ndëshkuese që Vëllai i Madh ka ndërmarrë”, thuhet në njoftimin e publikuar edhe në faqen zyrtare të BBVA.

“]