‘Më vjen keq”/ Sonte nuk ka “Prime” të ‘BBVK’, Jonida Vokshi zbulon arsyen
Ditët po afrojë për finale e madhe të edicionit të këtij viti të “Big Brother VIP Kosova” (BBVK). Ndërkohë që episodet e “Prime-t” janë mbajtur tradicionalisht çdo të hënë dhe të premte, ndryshime të reja kanë ndodhur në këtë periudhë para përfundimit të këtij edicioni.
Në një video të shpërndarë nga moderatorja e spektaklit, Jonida Vokshi njoftoi publikun se nuk do të ketë Prime të hënën, por se ky episod do të zhvendoset për të premten më 17 janar, ndërkohë që finalja e madhe është caktuar të mbahet më 24 janar.
Ky ndryshim vjen për të përgatitur terrenin për finale më të madhe.