Një skuadër e larguar në 6 muaj, vetëm porta i mbijeton revolucionit te Partizani
Partizani është nënkampion nga sezoni i kaluar ku e mposhti Egnatia në finale. Prej verës nisi një revolucion në klubin e kuq, që kulmon tani në janar.
Me përjashtim të portës ku ndodhet Qirko, pjesa dërrmuese e titullarëve nga mbrojtja në sulm janë larguar.
Kështu në repartin e mbrojtjes spikasin emra si Atanaskoski, Sota dhe Hadroj. Mesfushës së kuqe i mungojnë lojtarë si Rrapaj, Maget dhe Murataj.
Më tej në sulm mund të përmenden Cara, Mba dhe Mensah. Nga titullarët e finales me Egnatian kanë mbetur Qirko, Sembene dhe Bintsuka.
Të larguar nga mbrojtja në sulm: Atanaskoski, Mikuliç, Sota, Hadroj, Rrapaj, Maget, Murataj, Cara, Mba, Mensah
(Lala, Zuna, Zekolli, Vila, Zguro)