Pandeli Majko drejtues politik i Kavajës, socialisti prezantohet nga Elisa Spiropali: Gati për organizimin dhe fitoren më të veçantë
Pasi kryeministri Edi Rama e largoi socialistin Pandeli Majko nga Kukësi, i besoi deputetit drejtimin politik të Kavajës.
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, ka prezantuar ditën e sotme Pandeli Majkon si deputeti që do të menaxhojë fushatën zgjedhore.
Spiropali, e cila është gjithashtu dhe bashkëdrejtuese politike për qarkun Tiranë, përmes një postimi në rrjete sociale, krahas fotos me Pandeli Majkon shkruan “Kavajë – Bashkë me Pandin dhe Asamblenë e Zgjeruar Socialiste, gati për organizimin dhe fitoren më të veçantë të Qarkut Tiranë”.