Mon, Jan 13, 2025

Përlotet Valbona në Big Brother VIP Albania: Vetëm më paragjykojnë dhe më kryqëzojnë

  • PublishedJanuary 13, 2025

Në një moment emocional brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, Valbona është përlotur, duke shprehur shqetësimet e saj për paragjykimet që ka ndjerë nga të tjerët. “Vetëm më paragjykojnë, vetëm kryqëzohem,” ka thënë ajo, duke treguar se ndihet e keqkuptuar dhe nën presion.

“Jam shumë e mërzitur, sepse gjithmonë vetëm gjykoni, paragjykoni. Nuk pyesni asnjëherë si jam, çfarë ndjej. Vetëm ‘Bona kjo’, ‘Bona ajo’. Vetëm më kryqëzojnë. Bona nuk ka të drejtë për asgjë, as të hajë as të pijë, për asgjë.”

Pranë saj u gjend Aldo i cili u përpoq ta mbështeste në këtë situatë. Kjo skenë tregon edhe një herë presionin dhe ndikimin emocional të jetës brenda një formati të tillë televiziv.