Viktima e atentatit në autostradën “Fier-Vlorë”, me precedent të mëparshëm penal! 30 vjeçari me dy identitete, i akuzuar për vrasje me dashje dhe armëmbajtje pa leje
Kristian Marku, viktima e atentatit të zhvilluar pasditen e sotme në autostradën “Fier-Vlorë”, zbulohet të jetë person me precedent të mëparshëm penal.
Shënjestra e këtij atentati nuk ështe një emër i padëgjuar për autoritetet, teksa para dy vitesh është akuzuar për “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.
Kristian Marku, alias Kristi Bardhi, dyshohet të ketë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Saimir Reci. Ngjarja ndodhi më 26 mars 2023, ndërsa Ruci u shpëtoi plumbave. Marku u akuzua për veprat penale “Vrasje me dashje ne bashkepunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”.
Sakaq, në rastin e dytë, viktima Kristian Marku, u arrestua pasi mbante në makinë armë zjarri pa leje. Pasi i riu pa uniformat blu, në afërsi të fshatit Shëmri të Kurbinit dhe u sinjalizua prej tyre për të ndaluar, Marku ka hedhur armën e mbushur me fishekë nga dritarja e makinës në të cilën ndodhej. Pasagjerët që ndodheshin me të, u proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzim i krimit”, ndërsa Marku u arrestua për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve,armëve shpërthyese dhe i municionit.”
Kristian Marku, 30 vjeç, u qëllua për vdekje me armë zjarri, teksa po drejtonte makinën e tij tip “Volkswagen”, përgjatë autostradës “Fier-Vlorë”.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novoselë.
Vijojnë punimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe identifikimin e autorëve.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbime të Policisë së DVP Vlorë dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë Njësia Fier. Vijon krehja e zonës dhe kontrollet për kapjen e autorëve.