Mon, Jan 13, 2025

Vrasja e biznesmenit/ I kamufluar si motorist që shpërndan pica, ekzekutori priti që bashkëshortja e shënjestrës të zbriste nga makina! Ja pista kryesore

  • PublishedJanuary 13, 2025

I kamufluar si motorist që shpërndan pica, ekzekutori i biznesmenit 56-vjeçar, Bujar Nasufi, ka pritur derisa bashkëshortja e viktimës ka dalë nga makina për ta qëlluar për vdekje.

Viktima mësohet se ishte larguar nga mobileria e tij në rrugën “Irfan Tomini” rreth orës 20:20 me automjetin e tij tip Benz ngjyrë gri dhe ka shkuar në drejtim të banesës në rrugën “Myrte Zeneli”.

Autori i maskuar, i cili po e ruante dhe priti deri sa bashkëshortja e 56-vjeçarit zbriti nga makina, e qëlloi ndërsa viktima po parkonte.

Drejt Bujar Nasufit u qëlluan 6 plumba nga një distancë e afërt, dy prej të cilave rezultuan fatale për jetën e biznesmenit.

Pista kryesore që po heton policia është ajo e konflikteve për pronat, pasi viktima nuk njihej si njeri problematik dhe s’kishte precedentë penalë.

Mësohet se familja Nasufi, me origjinë nga Berati, jetojnë prej kohës së diktaturës në zonën e Selitës së vogël dhe përbëhej nga 5 vëllezër, pronarë të disa bizneseve në rrugën “Irfan Tomini”.

Familjarët kanë deklaruar se pronat janë ndarë që herët dhe s’ka pasur probleme mes vëllezërve.