Tue, Jan 14, 2025

Banorët kundërshtojnë vlerën e kompensimit për projektin TID të Parkut Arkeologjik në Durrës 

  • PublishedJanuary 14, 2025

Një muaj më parë, Këshilli Bashkiak i Durrësit hodhi një hap tjetër për realizimin e projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID që ndodhet në Parkun Arkeologjik të Durrësit”.

Megjithë miratimin e shumicës, një pjesë e këshilltarëve kundërshtuan çmimin e kompensimit të banesave të ofruar nga Bashkia, i cili, sipas tyre, ka një vlerë rreth 20 për qind më të ulët sesa çmimi i ofruar tre vjet më parë për të njëjtën zonë banimi pranë amfiteatrit.

Këshilltari i tha BIRN se në VKM e vitit 2022, çmimi për metër katror i banesave për 9 familjet tashmë të kompensuara kap shifrën prej 99.600 lekësh për metër katror, ndërsa çmimi që u miratua për projektin e fundit me 99 banesa, i paraqitur dhjetorin e kaluar, është afro 20 mijë lekë më i ulët për çdo metër katror.

Ndërkaq, shifra e kompensimit për truallin mbetet në vlerën e njohur dhe të pranuar, të paraqitur me VKM e vitit 2016.

Vlerësimi i kompensimit të banesave, i paraqitur nga , i ka lënë të pakënaqur pronarët dhe banorët e shumtë të zonës, jo vetëm pranë amfiteatrit antik.

“Vlerat e çmimit të banesave janë nxjerrë nga mesatarja e transaksioneve për shit-blerjet e kësaj zone gjatë tre muajve të fundit,” shtoi anëtari i këshillit bashkiak Myshketa, sipas të cilit jo pak herë në dokumentacion është i pranishëm edhe fenomeni i informalitetit në deklarimin e një çmimi më të ulët sesa e vërteta.

“Kjo është arsyeja që bashkia pret nga zyrat e noterisë dhe nga Institucioni i Kadastrës një vlerësim të ri më afër realitetit për 3-mujorin në vazhdim,” theksoi Myshketa, duke kujtuar se agjencitë imobiliare për këtë zonë japin çmime që arrijnë nga 1500–2000 euro për metër katror, vlera 2-3 herë më të larta sesa ajo e afishuar në listë.

Bashkia e Durrësit mbetet në pritje të VKM-së që do të vendosë përfundimisht për çmimin e banesave dhe trojeve që preken nga projekti, i miratuar në parim 5 vjet më parë mes Ministrisë së Kulturës, Bashkisë dhe Fondit Shqiptaro-Amerikan.

Kritika ndaj projektit nuk kufizohen vetëm tek vlera e kompensimit të banorëve.

Arkitekti është mjaft kritik ndaj projektit të paraqitur, pasi “ai anashkalon ligjin e planifikimit urban të vitit 2014”.

Kacani tha për BIRN se nuk mund të përdoret arsyetimi se muret mesjetare janë pronë e Ministrisë së Kulturës dhe, për pasojë, banesat pranë tyre mund të shpronësohen lehtësisht, ngaqë kontratat mes palëve përfshijnë pronarët e godinave.

“Dëgjesat publike parashikojnë vetëm zërin e realizuesve të projektit, dhe banorët e kanë thuajse të pamundur të shprehin opsionet e tyre,” u shpreh ai.

Projekti në dy anët e bulevardit “

Bulevardi “Epidamn”, rreth 340 metra i gjatë, që bashkon vijën mes kubesë së Xhamisë së Madhe me hyrjen e Portit detar, lidh të dy krahët e Parkut të ardhshëm Arkeologjik.

Numri më i madh i monumenteve ndodhet në krahun e amfiteatrit, aty ku vijon drejt kodër Vilës me muret fortifikuese bizantine.

Monumentet më të hershme të zonës i përkasin shekullit të 2-të të erës sonë deri në shekullin e 15-të. Të tjera vijojnë të zbulohen edhe vitet e fundit nga arkeologët.

Projekti do të ruajë praninë e dy elementeve të trashëgimisë kulturore të qytetit antik, që janë ngritur ngjitur me muret bizantine: , e ndërtuar në fillim të shekullit të 16-të, dhe banesën e shekullit të 19-të, ku ka jetuar disa vite të fëmijërisë aktori me famë evropiane .

Në të dy anët e murit fortifikues parashikohet të prishen një sërë godinash, duke nisur nga bizneset deri te banesat.

Shtëpia modeste e Kujtim Cankas ndodhet mes mureve bizantine dhe shkallëve të amfiteatrit. “Unë nuk kam lexuar asnjë dokument për të ardhmen e zonës, por kam kuptuar se nga kompensimi që do të përfitoj nga banesa ime nuk do të blej dot një shtëpi tjetër,” tha Kujtimi për BIRN.

“Ne nuk jemi njohur me projektin,” tha për BIRN , kryetar i shoqatës “Durrësi Autokton”. “Familjet që preken nga zbatimi i projektit duhet të marrin kompensimin që u takon dhe të sistemohen sa më pranë qendrës së qytetit.”
Deliallisi, që banon pranë amfiteatrit, kujton se gjatë zbulimit të monumentit në vitin 1966, u prishën me urdhër 33 shtëpi dhe u larguan 50 familje, por sipas tij, ato u sistemuan jo larg qendrës së qytetit.

Gjatë viteve të fundit, të joshur nga boom-i turistik, në Durrës, në të dy anët e bulevardit “Epidamn” u ngritën afro 15 hotele. Një pjesë e tyre shfrytëzuan banesat e hershme, duke modifikuar mjediset e brendshme.

, i cili administron një hotel shumëvjeçar në pronën e trashëguar, thotë se projekti i paraqitur parashikon disa ndryshime në taracën e godinës. Myshketa tha për BIRN se fatkeqësisht mungon bashkëpunimi mes bizneseve që preken nga projekti dhe realizuesve e investitorëve.

Bashkë me pronat e familjeve, në listën e paraqitur nga Bashkia bëjnë pjesë edhe troje shtetërore, prona të komuniteteve fetare, si dhe pasaktësi që lidhen me mungesat e dokumentacionit në Kadastër.

Jon Myshketa, anëtar i Këshillit Bashkiak, tha për BIRN se bashkia duhet të shfrytëzojë periudhën deri në njoftimin e Vendimit të për të përafruar çmimin e kompensimit aktual me vlerën e vitit 2022 prej 99.600 lekësh për metër katror.

Mungesa e besimit te institucionet shpesh herë krijon vonesa në realizimin e projekteve, por në këtë rast, banorët e zonës e kanë mbështetur prej kohësh krijimin e një hapësire turistike arkeologjike.

“Bashkë me besimin te institucionet, duhet edhe vullneti politik për të çuar përpara një projekt madhor në qendrën historike të qytetit të Durrësit,” përfundoi këshilltari Jon Myshketa.