Wed, Jan 15, 2025

Bëri thirrje për protestë, Juliana ironizon Stresin!

  • PublishedJanuary 14, 2025

Stresi, ka paralajmëruar një protestë për ditën e martë, para Top Channel, për të mbështetur Gjestin dhe për të denoncuar bullizimet dhe padrejtësitë që, sipas tij, po i bëhen këtij personazhi. Stresi ka ftuar të gjithë ata që e përkrahin artistin nga Kosova të mblidhen në ora 14:00 për të shprehur solidaritetin e tyre.

Për këtë postim, Xhuli Nura ka reaguar me ironi, duke komentuar: “Hahahah. Po më vdes. Po del kundër bullizimit ndaj Gjestit, pasi nuk ka lënë gjë pa thënë për Julianën dhe për LGBT.” Ajo ka shtuar se kur Gjestin dhe banorin tjetër të përfshirë në debate të largohen nga shtëpia, do të thotë se ata janë eliminuar nga protesta.

Ky reagim vjen pas tensioneve të vazhdueshme mes Xhulit dhe Stresit që nga koha e Big Brother VIP Kosova, ku të dy kanë pasur konflikte dhe akuza të ndërsjella. Kjo situatë ka shtuar edhe më shumë emocionet në publik, i cili po ndjek ngjarjet dhe zhvillimet e këtij edicioni të reality show-t.