Kvara drejt PSG, Luis Enrique: Nuk flas për lojtarë të skuadrave të tjera
Duke folur në konferencën për shtyp, trajneri i PSG-së, Luis Enrique u pyet edhe për Kvaratskhelia, i cili është fare pranë kalimit në Paris, nga skuadra e Napolit.
“Nuk më pëlqen që të flas për lojtarë të skuadrave të tjera. Mund të flas vetëm për lojtarët e PSG-së”- tha numri një i pankinës së klubit parisien.
Sa i takon shifrave të transferimi, Kvara do t’i kushtojë arkave të kampionëve të Francës 75 milionë euro. Sipas asaj që shkruajnë mediat, shumë shpejt do të bëhet zyrtarizimi.
(J.S/)