Tue, Jan 14, 2025

Leonardo Gashi rrëfen jetën e tij në BBVK: Fëmijëria, sfidat dhe ëndrra për muzikë

  • PublishedJanuary 14, 2025

Në edicionin e fundit të “Big Brother VIP Kosova”, Leonardo Gashi ka bërë një rrëfim emocionues për jetën e tij, edhe pse nuk kishte spektakël të hënën. Ai ka folur për fëmijërinë, periudhën më të bukur të jetës, dhe sfidat me të cilat u përball si një fëmijë shqiptar që jetonte në Gjermani.

Leo ka ndarë me publikun edhe një ngjarje tronditëse nga jeta e tij, një aksident që për pak sa nuk ia mori jetën. Përveç kësaj, ai ka treguar për lidhjen e ngushtë që ka me djalin e tezes, i cili vuan nga një sëmundje e rëndë.

Këngëtari ka zbuluar gjithashtu se ka pasur tre lidhje përpara se të hynte në formatin e “Big Brother”, dhe njëra nga këto marrëdhënie ka zgjatur më shumë se dy vjet, por që e cilëson si tejet toksike. Ai theksoi se dëshiron të ndjekë ëndrrën e tij për muzikë, si një pasion që e bën të ndihet i plotësuar.

Ndërkohë, banori i BBVK ka përmendur edhe Lelen, për të cilën ka shprehur dëshirën të kalojnë pjesën tjetër të jetës bashkë.

Pas këtij rrëfimi prekës, Leonardo u surprizua me një lidhje direkte nga motra dhe vëllai i tij që ndodhen në Gjermani, të cilët shprehen se janë shumë krenarë për të.