Plagoset këngëtari i njohur në Shkodër!
Këngëtari i njohur shkodran, Ademir Fresku, është plagosur me thikë nv një ngjarje që ka ndodhur pranv teatrit të qytetit, në një supermarket.
Ende rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur, por deri më tani është konfirmuar se ai është dërguar me urgjencë në spital dhe aktualisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetime për të sqaruar shkaqet e plagosjes dhe rrethanat që e kanë shoqëruar atë. Për momentin, nuk ka informacion të mëtejshëm në lidhje me gjendjen e këngëtarit dhe motivet e mundshme të sulmit.
Njoftimi i policisë:
Dëmtoi me mjet prerës, një shtetas, gjatë një konflikti të çastit, Policia identifikoi autorin dhe vijon kontrollet për kapjen e tij.
Rreth orës 11:00, te sheshi “Demokracia”, dyshohet se shtetasi Gj. B., 50 vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasin A. F., 30 vjeç, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet për kapjen e shtetasit Gj. B.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.