Wed, Jan 15, 2025

Aksident i rëndë hekurudhor në Bullgari/ Përplasen dy trena mallrash, regjistrohen 2 viktima dhe 6 të plagosur

  • PublishedJanuary 15, 2025

Aksident i rëndë hekurudhor në Bullgari/ Përplasen dy trena mallrash, regjistrohen 2 viktima dhe 6 të plagosur

Një aksident i rëndë hekurudhor ka ndodhur në Bullgari me pasojë dy te vdekur dhe gjashtë të plagosur.

Mediat e huaja bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy trena mallrash, pranë Sofjes Bullgari.

Aksidenti ndodhi rreth orës 16:00 në periferi Kremikovtsi të kryeqytetit bullgar. Lyubomir Nikolov, kreu i departamentit të punëve të brendshme u tha gazetarëve se në bordin e dy trenave ndodheshin në total 8 persona.

 

 

Pas përplasjes, në njërin nga dy trenat ka rënë zjarr, por flakët janë shuar me shpejtësi.

Sipas fakti.bg, Nikollov ka deklaruar se trenat po lëviznin në të njëjtën linjë, ndoshta për shkak të një gabimi në menaxhimin e trafikut. Sipas tij, njëri tren bartte metale dhe tjetri mobilje.