Wed, Jan 15, 2025

“Dhe unë ende s’jam në ‘Big Brother’”/ Ironizon Oriola

  • PublishedJanuary 15, 2025

“Dhe unë ende s’jam në ‘Big Brother’”/ Ironizon Oriola

Modelja Oriola Marashi, ka shpërndarë një postim të ironizuar lidhur me spektaklin “Big Brother VIP”, i cili shpesh është kritikuar për përfshirjen e personazheve të panjohur, ndërkohë që ata që janë vërtet të famshëm rrallëherë bëhen pjesë e tij.

Oriola ka postuar një fotografi në “Instagram Story” që ka arritur mbi 93 mijë shikime, dhe ka shprehur ‘habinë’ e saj për këtë sukses, duke ironizuar me shikueshmërinë e lartë dhe mungesën e saj në program. Ajo shkroi: “Imagjino një story, gati 100 mijë shikime. Dhe unë ende nuk jam në ‘Big Brother’”.

Ky postim i modeles ka ngjallur reagime të ndryshme, duke vënë në dukje se shumë figura publike po përfitojnë popullaritet nga shikimet dhe postimet në rrjetet sociale, ndonëse mund të mungojnë në programe të tillë si “Big Brother”.